Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet në lidhje me dyshimet për abuzimet e fondeve të programit IPARD të përfituar nga Ministria e Bujqësisë.
Lajmi ështe konfimruar në nje takim informal me gazetarët nga drejtuesi i Prokurorise se Posaçme Altin Dumani.
Deri në këtë fazë, hetuesit po kryejnë verifikime dhe ende nuk ka ndonjë emër të rregjestruar të ndonjë personi. Më 19 korrik të këtij viti, Bashkimi Evropian ka ndërprerë perkohësisht fondet për Shipërinë ne fushën e bujqësisë.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi se Komisioni Evropian ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kunder Mashtrimit, pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion ne lidhie me zbatimin e programit IPARD II.
Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Hetimi europian vazhdon dhe nën kontroll jane projektet e dhëna në vitet 2014-2020 në Shqipëri./abcnews.al