Ushtarët ukrainas i këndojnë bashkëluftëtarit të plagosur himnin për ta mbajtur të “zgjuar”  

schedule15:22 - 28 Shtator, 2023

schedule 15:22 - 28 Shtator, 2023

Ushtarët ukrainas nga brigada e 15-të kanë shpëtuar një bashkëluftëtar të tyre në Zaporizhzhia. Gjatë evakuimit të tij, ushtarit të plagosur filluan t’i këndojnë himnin e Ukrainës, me qëllim që ta mbajnë të “zgjuar” dhe të mos e humbiste vetëdijen si pasojë e gjakderdhjes.

Megjithatë kur e dorëzuan tek ushtarët e tjerë ukrainas, ai u pa duke përshëndetur me dorë bashkëluftëtarët. Në anën tjetër ukrainasit është bërë e ditur se janë duke avancuar në Zaporizhzhia, ku së fundmi kanë arritur të çlirojnë qytetin Robotyne.

Ata tani janë dukë përparuar në fshatrat Verbove dhe Novoprokopivka.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!