Pavarësisht se arbitri anësori vendosi të anullonte golin e Stiven Shpendit ndaj skuadrë së Salernitana, mund të thuhet me plot gojë se kjo e mërkurë ishte mbrëmjen e vëllezërve Shpendi, me vëllain e Stiven, Cristian.
Ky i fundit po vazhdon të shkëlqejë në “aventurën” e tij, te Cesena, në Serie C, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur të shënojë një dopietë ndaj skuadrës së Spal, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Shpendi zhbllokoi sfidën që në minutën e 2’-të, kur pas një krosimi në zonë, gjuajti në mënyrë perfekte me kokë dhe topi përfundoi në rrjetë, pasi u përplas me shtyllën anësore, ndërsa 32 minuta më vonë, 20-vjeçari tund rrjetën e kundërshtarëve me një të djathtë precisë brënda zonë.
Dopieta e kësaj të mërkure e çon Cristian në kuotën e 4 golave ose e thënë ndryshe mes më të mirëve të Serie C, ndërsa skuadrën e tij e ndihmoi të gjente fitoren e radhës, duke mundur kundërshtarët e Spal, me rezultatin, 3 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i parë:
Goli i dytë: