Vonesa e Berishës ishte një mesazh? Bardhi tregon si qendron e vërteta për tryezën e përbashkët

schedule20:32 - 27 Shtator, 2023

schedule 20:32 - 27 Shtator, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka sqaruar në “Real Story” si qendron e vërteta e vonësës së Sali Berishës në mbledhjen e përbashkët.

Ai ka thënë se nuk ishte e qëllimshme, thjesht një koordinim i stafit për nisjen e mbledhjes. Sipas Bardhit, kishte dhe të tjerë që u vonuan dhe nuk përmbante asnjë mesazh nënkuptues.

Nuk ka patur të përjashtuar në atë tryezë ku jemi mbledhur të gjithë bashkë. Pra, të jeni të sigurt që nëse do të ishte një qendrim i zotit Berisha, ai do të thoshte që nuk do të ishte zoti Basha dhe Alibeaj, e ka thënë disa herë publikisht. Në atë takim realisht ka qene 59 deputet të ftuar.

Zoti Berisha nuk ka ardhur 20 min më mbrapa, ka ardhur 8 min, është vonuar takimi se kemi pritur dhe të tjerë. Nuk ka qene e qëllimshme. Ka qene koordinim nga stafi se kur do duhet të niste. Nuk ka pasur asnjë mesazh atje, ka qene terësisht korrekt. Edhe me kolegët e tjerë kam biseduar se kjo situatë nuk shtyhet më. Nëse do ë vinit me mua në një seancë do të kuptonit se shkoja me zor, shkoja me zor. Ne ziheshim me njëri tjetrin, prisnim që dikush të dilte në foltore dhe të fliste për mua”, u shpreha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!