“Djajtë” e Milan kanë arritur një fitore spektakolarë në transfertën e Cagliari, teksa në “Unipol Domus” mposhtën vendasit e Cagliari, me rezultatin e thellë, 1 me 3, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Pavarësisht rezultatit goli i parë i sfidës erdhi nga “bomberi” angolez, Zito Luvumbo, i cili tundi rrjetën e “kuqezinjve” me një goditje potente brenda zonës, në minutën e 29’ të sfidës, mirëpo avantazhi zgjati shumë pak, pasi në minutën e 40’, “bomberi” zviceran, Noah Okafor dërgon topin në rrjetën e vendasve dhe vetëm 5 minuta më vonë, mbrojtësi anglez, Fikayo Tomori përmbys gjithçka, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin, 1 me 2.
Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, “kuqezinjtë” e Stefano Pioli u hodhën në sulm për të “blinduar” fitoren dhe në minutën e 60’, “katalizatori” i mesfushës, Ruben Loftus-Cheek dërgon topin në rrjetën e Radunovic, me një goditje potente nga jashtë zone, duke “vulosur” kështu fitoren, 1 me 3.
Pas kësaj fitoreje, “djajtë” e Milan ngjiten sërish në vendin e 2-të të kampionatit, me plot 15 pikë, 2 më shumë se Juventus i vendit të 3-të, ndërsa Cagliari kalon në vendin e fundit të renditjes me 2 pikë, pas fitores së Empoli. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Zito Luvumbo, 1-0:
Goli i Noah Okafor, 1-1:
Goli i Fikayo Tomori, 1-2:
Goli i Ruben Loftus-Cheek, 1-3: