Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fermerët duan mbështetje në Maliq/ Breshëri u prishi prodhimet: Qeveria të na ndihmojë

schedule16:12 - 27 Shtator, 2023

schedule 16:12 - 27 Shtator, 2023

Fermerët e fshatit Burimas në bashkinë Maliq kanë protestuar për dëmet që shkaktoi moti i keq në bujqësi. Breshëri ka shkatërruar prodhimin e mollës në masën 60% në më tepër se 200 ha.

Prodhimi i fermerëve të kësaj zone është prekur nga moti i keq për tre vite me radhë, por nuk kanë gjetur mbështetje për humbjet.

Fermerët po gjenden çdo vit në vështirësi nga kushtet e motit, çfarë i dekurajon për tu investuar ne sektorin e bujqësisë duke parë si zgjidhje emigracionin.

Politikat mbështetëse për të siguruar mbrojtjen e prodhimit do t’i jepnin zgjidhje shqetësimit të mbartur ndër vite të fermerëve, duke zvogëluar dëmet nga moti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!