Papa Françesku përsëriti sot thirrjen e tij që të merren të gjitha masat për të shpëtuar emigrantët.
“Mesdheu është djepi i qytetërimit dhe i jetës. Nuk mund të tolerohet që është shndërruar në nj varr dhe as nuk duhet të jetë vend konflikti”, shtoi ai.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka njoftuar se më shumë se 2,350 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe këtë vit, shumica e tyre në pjesën qendrore midis Afrikës së Veriut dhe Italisë.
“Deti Mesdhe është një mjet komunikimi midis Afrikës, Azisë dhe Europës, midis veriut dhe jugut, lindjes dhe perëndimit, midis njerëzve dhe kulturave, popujve dhe gjuhëve, filozofive dhe feve”, theksoi ai.
/abcnews.al