Anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe BE është çelësi për paqen

schedule10:40 - 26 Shtator, 2023

schedule 10:40 - 26 Shtator, 2023

Nga Tom Friedman, The New York Times

I frymëzuar nga një udhëtim i fundit në Kiev, kolumnisti Tom Friedman argumenton se Perëndimi duhet të gjejë një zgjidhje për konfliktin Rusi-Ukrainë. Ai thotë se ka një “marrëveshje të pistë” që mund t’i japë fund luftës dhe që nënkupton fitore për Ukrainën.

“Nëse Ukraina anëtarësohet në Bashkimin Europian, kjo do të ishte një nga pikat më të rëndësishme gjeopolitike që kur Gjermania Lindore u bashkua me Gjermaninë Perëndimore”, thotë Friedman.

Një nga zërat më të rëndësishëm në gazetarinë moderne amerikane, fitues i tre çmimeve Pulitzer dhe autor i gjashtë librave më të shitur, Friedman kritikoi Donald Trumpin si një populist, kthimi i të cilit në presidencë do të ishte një goditje për shoqërinë amerikane, ndërsa diçka e tillë pritej me entuziazëm nga Kina dhe Rusia.

Kur flisni me ukrainasit, duke përfshirë ushtarët, ata thonë dy gjëra. Njëra është se “ne do të luftojmë për të rimarrë çdo centimetër katror të territorit tonë”. Dhe tjetra është se “jemi shumë shumë të lodhur”.

Ka një tension mes këtyre dy të dhënave. Jam krenar që vendi im i mbështet ata. Besoj se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë.

Mendoj se kjo çështje ndoshta do të zgjidhet vetëm nga një “marrëveshje e pistë” ku Putin merr me një pjesë të Ukrainës lindore, sa pak do të varet nga ngjarjet në terren. Në këmbim  dhe Putini do të duhet të pajtohet ose të mbyllë një sy dhe Ukraina të jetë pjesë e NATO dhe Bashkimit Europian, raporton abcnews.al.

Po, dhe kjo mund të mos ndodhë brenda natës padyshim, por do të ndodhë me kalimin e kohës.

Nuk mund të keni një armëpushim të përhershëm pa Ukrainën në NATO. Prandaj, nëse do t’i kërkojmë Ukrainës të bëjë një “marrëveshje të pistë “, garancia e sigurisë së NATO-s duhet të jetë në fuqi në mënyrë që Putin të mos jetë më në pushtet.

Dhe unë mendoj se anëtarësimi i Ukrainës në BE në planin afatgjatë sado kohë të duhet për rregulloret e nevojshme, luftën kundër korrupsionit do të ishte një ndryshim i madh i të dhënave  në fakt më i madh,  sa bashkimi i Gjermanisë Lindore me Gjermaninë Perëndimore.

Ajo do të shtonte në BE, 40 milionë qytetarë, vendi që prodhon më shumë inxhinierë se çdo tjetër në Europë, një vend që është furnizuesi më i madh i drithërave në botë jashtë Rusisë dhe vendi që ka ushtrinë më të madhe në Europë jashtë Rusisë.

Anëtarësimi i Ukrainës në BE në terma afatgjatë besoj se do të jetë një pikë kthese për Europën si e tillë, por edhe për Europën përballë Rusisë.

Për mendimin tim, kjo çështje ka qenë gjithmonë për Ukrainën dhe BE-në, jo Ukrainën dhe NATO-n.

Zgjerimi i NATO-s ka qenë gjithmonë “aleati” i Putinit. Putini thjesht mund t’i thotë popullit të tij “më shikoni mua, unë po ju mbroj kundër NATO-s që duan të pushtojnë dhe të imponojnë kulturën e tyre të pafe pro-gay në shoqërinë tonë”.

Zgjerimi i NATO-s ka qenë gjithmonë “aleati” i Putinit. Armiku i Putinit është zgjerimi i BE-së, sepse ai ekspozon gjithçka që Rusia e Putinit nuk është.

A do të ndryshojë kjo në rast dhe ka një mundësi të madhe që Donald Trump të kthehet në pushtet? Dhe si do të ndikohen marrëdhëniet e SHBA me Europën dhe Kinën?

Rusia dhe Kina e kanë dashur gjithmonë Trump.

Pse Rusia e Putinit dhe Kina e Xi e duan Donald Trump?

Është e qartë. Donald Trump është i paaftë për të ndërtuar  aleancë, siç bëri Joe Biden. Shikoni aleancën që Biden ka ndërtuar për të kundërshtuar Kinën, nga Japonia në Kore, nga Vietnami në Indi.

Shikoni aleancën që ai krijoi në Evuopë për të përballur Putinin. Të dy janë në rrezik absolut të shpërbërjes nëse Trump bëhet president.

Ku po shkon njerëzimi sot?

Kur shikon botën tani, sheh katër teatro të mëdhenj, ku unë do të thosha: Ky nuk ishte plani. Nuk ishte plani që Kina nga viti 1979 deri në 2014 të hapej gradualisht gjithnjë e më shumë, dy hapa përpara, një hap prapa, dhe papritmas, nën drejtimin e Xi Jinping, të bënte një kthesë të madhe. Ky nuk ishte plani.

Ne besuam se Izraeli do të ishte gjithmonë një demokraci. Për 75 vjet politika amerikane ishte shumë e thjeshtë: puna e qeverisë amerikane dhe puna e hebrenjve amerikanë ishte të mbronin Izraelin nga armiqtë e tij arabë dhe iranianë.

Dhe një ditë ata u zgjuan dhe zbuluan se detyra e tyre ishte të mbronin Izraelin nga një kërcënim për vetë demokracinë e tij nga brenda. Ky nuk ishte plani.

Në Ukrainë njerëzit thoshin “ne jemi në Europën tuaj moderne tani, Putini nuk do të pushtojë kurrë, ne mund të planifikojmë arsimin tonë, jetën tonë, një ditë do të jemi në BE”, dhe papritmas, si një meteor nga hapësira, Putin pushtoi Ukrainës.

Ky nuk ishte plani.

Dhe ndërsa shikoj SHBA-në, mendimi se amerikanët do të bënin një grusht shteti kundër qeverisë së tyre dhe do të përpiqeshin të merrnin Kapitolin. Nuk ishte ky plan.

Sa e kërcënuar është demokracia liberale sot?

Besoj se jemi në një moment ku një kombinim i forcave po gërryen dy shtyllat e demokracisë, që janë e vërteta dhe besimi.

Pa të vërtetën e përbashkët, ne nuk dimë se ku të shkojmë, nëse është një pandemi apo si të menaxhojmë inteligjencën artificiale apo energjinë e pastër.

Pa besim nuk mund të shkojmë atje bashkë. Dhe ne kemi shumë gjëra të mëdha dhe të vështira për të bërë dhe ato duhet të bëhen së bashku. Demokracia liberale sot kërcënohet nga tre-katër gjëra, raporton abcnews.al.

Ky është terren pjellor për populistët, veçanërisht një populist si Trump. Kur Trump ndërtoi murin, nuk ishte vetëm për emigrantët.

Unë besoj se i njëjti proces në mënyra të ndryshme është pasqyruar në shumë shoqëri të ndryshme dhe kjo i shtyn njerëzit të kërkojnë një burrë të fortë, një grua të fortë që mund të bëjë ndryshimet e duhura.

Dhe ne e shohim këtë në të gjitha këto demokraci tani. Dhe kështu ne jemi të kapur mes një të Majtë të fortë dhe një të Djathtë të fortë, ndërsa ajo që duhet të ndërtojmë është një qendër e fortë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!