Konflikti në Nagorno-Karabakh, të paktën 20 të vrarë dhe qindra të plagosur pas shpërthimit në depo karburanti

schedule08:37 - 26 Shtator, 2023

schedule 08:37 - 26 Shtator, 2023

Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe pothuajse 300 janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një depo karburanti në rajonin e Nagorno-Karabakh, ndërsa mijëra armenë etnikë u larguan nga territori separatist pasi ushtria e Azerbajxhanit mori kontrollin e plotë të tij në një ofensivë të papritur javen e kaluar.

Autoritetet lokale armene thanë se 290 njerëz u shtruan në spitale, dhjetëra prej tyre ende në gjendje kritike pas shpërthimit. Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur.

Ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi forcat armene në një sulm 24-orësh javën e kaluar , duke i detyruar autoritetet separatiste të bien dakord për të lënë armët dhe për të filluar bisedimet për “riintegrimin” e Nagorno-Karabakut në Azerbajxhan pas tre dekadash sundimi separatist.

Ndërsa Azerbajxhani është zotuar të respektojë të drejtat e armenëve etnikë në rajon dhe të rivendosë furnizimet pas një bllokade 10-mujore, shumë banorë vendas u frikësuan nga hakmarrja dhe vendosën të largoheshin për në Armeni.

/abcnews.al