I dërguari special i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri, e ka quajtur kriminal dhe terrorist.
Sarrazin pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, theksoi se të dielën është parë një situatë e tmerrshme në veri.
Ai gjatë qëndrimit në Prishtinë tha se ka afirmuar qëndrimin e qartë të Gjermanisë në krah të Kosovës.
Sarrazin ka thënë se për të zgjidhur çështjen e sigurisë në veri, duhet të ketë një dialog të suksesshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai dërguari special theksoi po ashtu se janë në koordinim të ngushtë me autoritetet e Kosovës që nga momenti i paraqitjes së situatës së rëndë në veri.
Ai në fund ka thënë se është me rëndësi që të zbatohet marrëveshja e Ohrit.
Policia e Kosovës është sulmuar mëngjesin e së dielës ndërsa si pasojë humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, dhe kanë plagosur dy të tjerë.
Autoritet në Kosovë drejtuan gishtin nga Beogradi zyrtar se qëndrojnë mbrapa këtij sulmi.
Komuniteti ndërkombëtar e dënoi aktin e së dielës ndërsa bëri thirrje që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Nga operacioni i policisë janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë, dy prej të cilëve janë të plagosur.