Të shtëna armësh në Novi Pazar të Serbisë, plagosen dy persona

schedule09:34 - 25 Shtator, 2023

schedule 09:34 - 25 Shtator, 2023

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në Novi Pazar dhe sipas mediave vendase thuhet se nga të shtënat janë plagosur dy persona.

Ndër të tjera mësohet se policia ka identifikuar të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.

“Burrat janë qëlluar me plumb në këmbë. Po vijon hetimi policor. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e këtij qyteti dhe nuk janë në rrezik për jetën”, ka thënë një burim pranë hetimeve.

Ndërkohë, një dëshmitar ka thënë se gjithçka “ndodhi në pak sekonda”.

“Në momentin e të shtënave, binte shi dhe për shkak të kësaj nuk kishte shumë njerëz në rrugë”, citohet të ketë thënë dëshmitari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!