Mbrëmjen e kësaj të diele do të zhvillohet dhe sfida e fundit e vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku në “Stadio Olimpico di Torino”, vendasit torinezë do të përballen me “verdhekuqtë” e Jose Mourinho.
Përsa i përket formacioneve tekniku Ivan Juric i ka rreshtuar “demat” e tij me formulën 3-4-2-1, ku në portë është pozicionuar Milinkovic-Savic e para tij, Rodriguez, Bungiorno e Schuurs. Në mesfushë janë vendosur Valentin Lazaro, Ilic Tameze e Bellanova, ndërsa reparti ofensiv mbulohet nga Radonjic, Seck e Duvan Zapata.
Në krahun tjetër, tekniku Jose Mourinho i ka rreshtuar “verdhekuqtë” e tij, po me formulën 3-4-1-2, ku në portë nuk si të mungojë, portugezi Rui Patricio e para tij janë vendosur Mancini, Llorente e Ndicka. Në krahët e mesfushës janë vendosur Kristensen e Spinzzola, ndërsa qendra mbulohet nga Paredes e Cristante. Më të avancuar janë El Shaarawy e Dybala, ndërsa i vetëm në majën e sulmit është “bomberi” belg, Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: