Këto zgjedhje të pjesshme të këtij 24 shtatori në Kukës do të jenë një betejë e fortë e opozitarëve, për t’u rikthyer tek forca e tyre elektorale të para 2019-së. Atëherë kur socialistët pa rival përball e morën Bashkinë e Kukësit, me Safet Gjicin.
Rezultati fitues i tij u përsërit edhe në 14 maj, kur kundrejt Admir Sinamatit, Safet Gjici mori mbi 11 mijë vota, ndërsa rivali i Berisha-Metës, rreth 9.500 vota. Por sfidat e mëparshme elektorale kanë qenë më të vështira për socialistët dhe bashkia e Veriut, në më të shumën e viteve është drejtuar prej Partisë Demokratike dhe aleancave të saj.
Në zgjedhjet e vitit 2000, Bashkia e Kukësit, ishte ndër të paktat atëherë, që u futua nga e djathta. Në ato zgjedhje, PD mori vetëm 9 bashki dhe 58 komuna, ndërsa PS 28 bashki dhe 110 komuna.
Në zgjedhjet e 2003, kur PS-ja ishte në pushtet, dhe në Kukës, fitoi po ajo, me Osman Elezin, me një diferencë prej 900 votash me kandidatin e Berishës atëherë, Ylber Zeneli, që ishte kryetar në detyrë prej vitit 2000. PS e drejtori këtë bashki deri në zgjedhjet e 2007.
Në zgjedhjet e 2007, Partia Demokratike e rikthyer në pushtet, e rimerr Bashkinë e Kukësit, me Hasan Halilajn, që mblodhi 4 mijë vota, rreth 1 mijë më shumë, se Partia Socialiste që ishte në një koalicion të gjerë, edhe me LSI-së, bashkë.
Epërsia e të djthatëve u ruajt edhe në zgjedhjet e radhës lokale, të 2011. Hasan Halilaj, me mbështetjen e një koalicioni të zgjeruar edhe me LSI-në, e mbajti sërish drejtimin e bashkisë.
As në zgjedhjet e 2015 drejtimi i bashkisë, ndërsa në pushtetin qëndror ishte kryer rotacion, Bashkia e Kukësit, i mbeti Partisë Demokratike, por me një kandidat tjetër, Bashkim Shehun. Ai fitoi me 55.95% të votave kundrejt rivalit të tij politik të propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane.
Sali Berisha në këtë shans të dytë në Kukës, do të kërkojë të rikthejë kohën e pushtetit të dikurshëm në këtë bashki dhe të zbeh paksa humbjen katastofike të 14 majit, kur ai mori vetëm 7 bashki të vogla të vendit. Partia Socialiste ndërkohë do të luftojë me ish-perfektin, Albert Halilajn, që të mos e humbas pushtetin që e mori lehtësisht në 2019, kur Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet për pushtetin lokal dhe PS-ja mori të gjitha bashkitë.
KRYEBASHKIAKËT E KUKËSIT, 2000-2023
-Zgjedhjet 2000, Ylber Zeneli, Partia Demokratike
-Zgjedhjet 2003, Osman Elezi, Partia Socialiste
-Zgjedhjet 2007, Hasan Halilaj, Partia Demokratike
-Zgjedhjet 2011, Hasan Halilaj, Partia Demokratike
-Zgjedhjet 2015, Bashkim Shehu, Partia Demokratike
-Zgjedhjet 2019, Safet Gjici, Partia Socialiste
-Zgjedhjet e majit 2023, Safet Gjici, Partia Socialiste
/abcnews.al