Tre mashtrues kanë rënë në prangat e policisë italiane me akuzën e mashtrimit dhe vjedhjes ndaj të moshuarve. Mediat italiane bëjnë të ditur se tre personat e moshës 50, 40 dhe 34 vjeç, banues në Canavese, në provincën e Torinos vepronin në provincat e Milanos dhe Bergamos. Ata paraqiteshin në shtëpitë e të moshuarve si karabinierë ose punonjës të Bashkisë.
Një shumë parash në vlerë 70 mijë euro, stoli dhe një janë vjedhur kriminelët, të cilat u gjetur në bagazhin e makinës së tyre kur u kapën nga policët e trafikut të Novarës. Ata tani ndodhen në burgun e Ivrea.
Ata kishin vjedhur edhe një qen të vogël, por falë mikrocipit që kishte rreth qafës, ai u kthye te të zotërit e tij, të cilët ende nuk kishin vërejtur zhdukjen.
Modaliteti ishte gjithmonë i njëjtë, kriminelët shfaqeshin në shtëpinë e viktimave duke ekspozuar karta identifikimi false të karabinierëve ose duke si punonjës të Bashkisë. Pasi kishin futur në xhepa para dhe bizhuteri, ata humbnin gjurmët e tyre.
Policia e Trafikut Novara i arrestoi ata pas një ndjekje të gjatë në autostradën Torino-Milano. /abcnews.al