Real Madridi padyshim që është një klubet më të suksesshme të historisë së futbollit, për të mos thënë më i suksesshmi, duke kujtuar faktin se është 14 herë fitues i UEFA Champions League, kompeticioni më të rëndësishëm evropian për klube.
Trofetë e “Galaktikëve” nuk kanë fund, duke bërë që të thyejë rekord pas rekordi, sa i përket rezultateve në fushë.
Por Real Madridi është gjithashtu një nga klubet më të mirëorganizuara, jashtë fushës së gjelbërt dhe këtë e konfirmon edhe një statistikë e arritur sot.
Klubi nga Madridi, arrin shifrën e 500 milion ndjekësve në të gjithë rrjetet sociale, duke u bërë klubi i parë që arrin një shifër të tillë.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Realit pak minuta më parë në rrjetet sociale duke falënderuar edhe gjithë tifozët që e ndjekin dhe përkrahin./abcnews.al