Baerbock: Rusia dukej e izoluar në OKB

schedule10:52 - 22 Shtator, 2023

schedule 10:52 - 22 Shtator, 2023

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Rusia u kritikua në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara, përderisa Moska vazhdon të jetë e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të luftës kundër Ukrainës fqinje.

“Moska u përball me kritika të qarta në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit për shkak të shkeljes së vazhdueshme të Kartës së OKB-së”, tha Baerbock për agjencinë Dpa, pasi përfundoi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Rusia mbetet e izoluar”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Moska u përball “me kritika të ashpra kur tentoi që të vinte në dyshim deklaratat e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Baerbock.

Ministrja gjermane nuk komentoi nëse shteti i saj do të dërgojë rake

Këto lloje raketash po kërkohen nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa ai po tenton që të fitojë sa më shumë armë nga aleatët për të forcuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase.

Zelensky gjatë një takimi me presidentin amerikan, Joe Biden, e falënderoi SHBA-në për ndihmën e dërguar, duke shtuar se ato do t’i ndihmojnë në luftimet kundër forcave ruse gjatë dimrit.

Ukraina ka nisur një kundërofensivë në qershor në jug dhe lindje të shtetit. Por, kundërsulmi po shkon më ngadalë seç pritej./REL