Gërdeci/ SPAK thërret Shkëlzenin. Kërkon dëshminë e Bumçit dhe djalit të Berishës në gjyqin e Mediut

schedule10:21 - 22 Shtator, 2023

schedule 10:21 - 22 Shtator, 2023

Prokuroria e Posaçme kërkon të thiren si dëshmitarë në procesin “Gërdeci”, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën dhe ish-ministrin e drejtësisë së kohës Aldo Bumçi. Ky i fundit pritet të japë sqaime në lidhje me një shkresë të miratuar nga Ministria e Drjtësisë e kohës për ngrirtjen e fabrikës së demontimit të armavë në Gërdec ku sipër saj shkruhej për Shkëlzenin.

Përveç tyre, SPAK i kërkoi gjykatës që të japë sqarime edhe ish-ministri i Mbrojtes Fatmir Mediu që është marrë i pandehur me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushatrak.

Listës së dëshmitarëve i shtohen edhe 68 dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve shetas amerikanë, si dhe të të pandehurit e dosjes së parë Gërdeci. Mes dëshmitarëve spak kërkon të thirren në gjykatë biznesmeni Mihal Delijorgji, që mbante postin e presidentit të kompanisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë “MEICO” dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve.

Ish-ministri, Fatmir Mediu, akuzohet nga prokuroria se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec. Sipas spak Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin.

Përveç Mediut, SPAK po heton në një fraksion tjetër për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” në lidhje me kontratat e firmosura për shitjen e municioneve. Në pyetje deri më tani janë marrë Aldo Bumçi, ish-ministër i drejtësisë së kohës dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!