Prej orës 18:45 kanë nisur sfidat e para të vlefshme për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Evoprë, Europa League, ku menjëherë kanë ardhur dhe golat e parë të sfidave.
Kështu, në sfidën Rennes-Maccadi Haifa, “fantazisti” i francezëve, Ludovic Blas ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj izraelitëve, që në minutën e parë të sfidës. Në krahun tjetë, “aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë arritur të shënojnë 2 herë në portën e suedezëve të Hacken, fillimin me “fantazistin”, Florian Wirtz, në minutën e 10′ e më pas me marokenin, Amine Adli, në minutën e 16′.
Surpriza e madhe vjen nga Austria, aty ku vendasit e LASK Linz kanë gjetur avantazhin ndaj “të kuqve” të Liverpool, falë një goditjeje spektakolare të Florian Flecker, në minutën e 14′ të sfidës, duke e çuar ndeshjen në rezultatin, 1 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Rennes 1 – 0 Maccabi Haifa:
LASK Linz 1 – 0 Liverpool