Manjati i medias, Rupert Murdoch jep dorëheqjen si drejtor i Fox News pas 70 vitesh

schedule16:17 - 21 Shtator, 2023

schedule 16:17 - 21 Shtator, 2023

Manjati i medias, Rupert Murdoch, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas 70 vitesh si kryetar i Fox Corporation dhe Fox News.

Murdoch, dha dorëheqjen nga bordet e Fox dhe News Corporation, duke ia lënë postin djalit të tij Lochlan, 52 vjeç. Ai do të jetë përgjegjës për perandorinë globale mediatike që babai i tij ndërtoi 70 vjet më parë, duke filluar nga një gazetë e vogël në Australi.

“Gjatë gjithë jetës time profesionale jam marrë çdo ditë me lajme dhe ide dhe kjo nuk do të ndryshojë”, ka shkruar ai në një shkresë drejtuar punonjësve. “Por erdhi koha që unë të marr role të ndryshme, duke e ditur se kemi ekipe të talentuara mes nesh”, vuri në dukje ai.

Vihet re se pavarësisht nga mosha e tij, Rupert Murdoch nuk ka treguar asnjë synim të tërhiqet, edhe pasi emëroi Lochlan si trashëgimtar të perandorisë së tij mediatike në vitin 2019, kur ai shiti aksionet e tij të mëdha në argëtimin në kompaninë Walt Disney.

Edhe tani, ai do të vazhdojë të ofrojë këshilla, tha Lachlan Murdoch për babain e tij në një deklaratë.

Manjati 92-vjeçar i medias, i cili hyri në biznesin e gazetave në vitet 1950, u bë një ekzekutiv i madh i Hollivudit në vitin 1985 kur bleu Twentieth Century Fox nga Marvin Davis për 600 milionë dollarë.

Në vitin 1986, Murdoch hyri në sektorin e televizionit pasi bleu disa stacione televizive amerikane dhe krijoi Fox Broadcasting.

Fox News filloi në 1996 si një konkurrent i CNN. Ai përfundimisht u bë kanali numër një i lajmeve kabllor në Amerikë dhe një bastion i pikave të bisedës republikane.