Gërmimet në Antigonë/ Puna është përqendruar në qendrën e qytetit antik

schedule15:51 - 21 Shtator, 2023

schedule 15:51 - 21 Shtator, 2023

Në Parkun e Antigonesë puna këtë vit është përqëndruar në qendrën e qytetit antik ku janë zbuluar banesa të reja.

Arkeologe të Universitetit të Macerates dhe Institutit Kombetar te Arkeologjise po gërmojnë në sheshin publik

Puna synon të zbulojë mënyrën se si ka funksionuar qyteti, urbanistiken e tij por edhe te hedh drite mbi jeten e atehershme pergjate lugines se Drinos.

Arkeologu italian Roberto Perna thotë se edhe këtë vit sfide përbën zbulimi teatrit antik.

Antigonea një qytet që u krijua nga mbreti Pirro për nder të gruas së tij Antigonës ndodhet rreth 15 kilometër larg qytetit të Gjirokastrës.

Zona antike e zbuluar zë një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 hektarë.

Antigonea është një nga sitet arkeoelogjike më të vizitura në jug te vendit./abcnews.al