Luixhi Di Biaxho foli sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Partizanit. Trajneri i Dinamos u shpreh i bindur për ndeshjen derbi ndaj Partizanit, duke u shprehur se një ndeshje e tillë i motivon vetë lojtarët.
“Partizani? Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur nga ana mentale, pasi futbollistët janë më të karikuar. Renditja e Dinamos me lojërat që kemi bërë të gënjen, por ky është futbolli.
Kemi luajtur mirë me Tiranën dhe kemi humbur, kemi luajtur jo mirë ndaj Kukësit dhe kemi fituar. Pra, futbolli i tillë është, por tashmë duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë.
Barazim? Në jetën time nuk firmos kurrë për një barazim, edhe kur luaja me kombëtaren italiane ndaj kundërshtarëve shumë të fortë si Brazili, gjithnjë doja fitoren.
Kështu, me gjithë respektin për rivalin, që është edhe kampioni i Shqipërisë, Dinamo hyn në çdo ndeshje për të fituar. Kjo është ajo që u përcjellim edhe futbollistëve, të kërkojnë deri në fund të çdo ndeshje të marrin maksimumin”, tha Di Biaxho./ h.ll/abcnews.al