Joe Biden duket se është larguar nga OKB-ja pa shtrënguar duart me presidentin brazilian Lula në fund të fjalimit të përbashkët. Lula da Silva dukej shumë i mërzitur ndërsa ai dhe Biden u takuan dhe folën për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
THIS IS THE STRANGEST THING I HAVE SEEN TODAY: The President of Brazil, Lula, standing next to President Biden says, “Can you hear me, President Biden?”, “President Biden, can you hear me?” WATCH pic.twitter.com/aiwDQ61YKN
— Simon Ateba (@simonateba) September 20, 2023
Por mesa duket Biden ka pasur problem me kufjet, pasi nuk i është përgjigjur disa herë homologut të tij.
“Më dëgjon, president Biden? Ky është një moment historik për Brazilin dhe për SHBA-në”, tha Lula në fillim të fjalimit të tij.
“Presidenti Biden a më dëgjon?” pyeti sërish Lula, dhe u duk sikur humbi durimin ndërsa nuk po merte asnjë reagim nga presidenti amerikan.
Biden dukej i hutuar ndërsa po përpiqej të rregullonte kufjet, ndërsa Lula vazhdonte fjalimin e tij. Në një moment, presidenti amerikan hoqi kufjet dhe ngriti vetullat i zhgënjyer.
???? Biden forgets to say bye to Lula. pic.twitter.com/BNF1Y6TDpT
— Lord Bebo (@MyLordBebo) September 21, 2023
Megjithatë, në vend që të përshëndeste presidentin brazilian që i zgjati dorën për një shtrëngim duarsh, presidenti amerikan përshëndeti në mënyrë të sikletshme publikun përpara se të largohej nga skena.
Presidenti Lula u duk i mërzitur me këtë lëvizje të Biden, duke bërë një gjest me dorën e tij.
/abcnews.al