Pas gjashtë vitesh lojtarët e Arsenalit luajtën në Champions League dhe kjo do të thotë se për këtë garë stadiumi i tyre ka ndryshuar emrin.
Hera e fundit që Arsenali luajti në Champions League ishte në vitin 2017. Të mërkurën mbrëma ndryshoi edhe ajo traditë, pasi “Topçinjtë” përfunduan në vendin e dytë në Premier League në sezonin e fundit, dhe kështu fituan kualifikimin në këtë turne.
Ndeshja e parë në këtë garë elitare të futbollit të klubeve ishte kundër PSV Eindhoven e cila u fitua me lehtësi me rezultatin të thellë 4-0.
Kjo ndeshja u zhvillua në stadiumin “Emirates”. Megjithatë, ai stadium nuk do të quhet kështu për shkak të rregullave të qarta të UEFA-s.
Stadiumet në Champions League nuk mund të mbajnë emrin e një sponsori dhe duke qenë se “Emirates” është sponsori kryesor i Arsenalit, klubi londinez është dashur të regjistrojnë një emër tjetër për këtë stadium.
“Topçinjtë” nuk u menduan shumë dhe regjistruan emrin “Arsenal Stadium” për ndeshjet si vendas në Champions League./ h.ll/abcnews.al