Të tjera të dhëna bëhen të ditura nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
Pasditen e të enjtes në spitalin rajonal të Shkodrës sipas këtij Inspektoriati janë paraqitur 26 pacientë me simptomat e helmimit, të vjella, temperaturë dhe shqetësime të tjera. 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste në repartin e pediatrisë.
“Sot ne spitalin e Shkodrës, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat, – “po marrin shërbim shtatë persona, nga të cilët 5 janë në repartin infektiv dhe 2 në pediatri”.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën të ditur gjithashtu se bashkë me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor po marrin mostra për të zbuluar shkakun e helmimit./ABC News Albania 24/7