Kremlini ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden nuk ka gëzuar kurrë të njëjtin nivel mbështetjeje në mesin e popullatës si lideri rus Vladimir Putin , ndërsa iu përgjigj karakterizimit të fundit të Biden të Putinit si “diktator”.
“Në të gjithë karrierën e tij politike, Presidenti Biden nuk ka fituar të njëjtin nivel mbështetjeje si (Presidenti) Putin,” tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit Peskov, shkruan CNN.
“Kjo është ndoshta diçka që ai duhet të synojë, veçanërisht duke pasur parasysh zgjedhjet sfiduese me të cilat përballet,” vazhdoi ai.
Sipas Peskov, qytetarët rusë i kanë dhënë vazhdimisht Putinit mbështetje të fortë.
“Ekziston një mendim i shumicës dërrmuese të popullsisë së vendit tonë, i cili është shprehur vazhdimisht gjatë zgjedhjeve”, sipas zëdhënësit të Kremlinit.
Peskov gjithashtu vuri në dukje se presidenti rus kurrë nuk e “uli veten” në nivelin e ofendimeve personale kundër kolegëve të tij./abcnews.al