Rrahën brutalisht 3-vjeçarin në çerdhe, dënohen me 30 ditë burg edukatoret në Fushë Kosovë

schedule15:28 - 20 Shtator, 2023

schedule 15:28 - 20 Shtator, 2023

Dy edukatoret e një çerdheje shtetërore në Fushë Kosovë, nën dyshimet për ushtrim të dhunës ndaj një djali 3-vjeçar janë dënuar me 30 ditë burg.

Ishin familjarët e 3-vjeçarit, që publikuan në rrjetet sociale, incizime nga kamerat e sigurisë në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ku thanë se shfaqen edukatoret duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës.

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha, tha për mediat se edukatoret që dyshohet të jenë përfshirë në këtë rast do të pezullohen nga puna pasi të përfundojnë intervistimin në polici.

Sipas familjarëve që kanë publikuar pamjet, 3-vjeçari është rrahur nga dy edukatore, duke pretenduar se në dhunë janë përfshirë edhe pastruesja dhe kuzhinierja e këtij institucioni. Ata thanë po ashtu se fëmija po përjeton “trauma të rënda psikike, nuk mund të flejë më dhe po përjeton ankth të madh”./abcnews.al