Një 33 vjeçar është plagosur mesditën e së mërkurës në Sarandë teksa po punonte në tokën e tij. Mësohet se gjatë kohës që ka qenë duke punuar ka plasur një fishek.
Ai është dëmtuar në pjesën e krahut dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./abcnews.al