E rëndë, adoleshentët regjistrojnë momentin kur me makinë përplasin qëllimisht për vdekje çiklistin

schedule12:10 - 20 Shtator, 2023

schedule 12:10 - 20 Shtator, 2023

Dy adoleshentë në Las Vegas po filmonin rrugëtimin e tyre, kur shtypën qëllimisht një çiklist në Nevada, ku si pasojë mbeti i vdekur në vend. Bëhet fjalë për një ish-polic të Kalifornisë, i cili u shtyp nga 17-vjeçari i cili bashkë me shokun e tij po qeshnin derisa e goditën.

Ata madje dëgjohen duke i thënë njëri-tjetrit para se ta godisnin “a je gati”, duke treguar qartë se përplasja ishte e qëllimshme. Disa sekonda më pas, viktima fluturon mbi makinë dhe përplaset me forcë në asfalt. Por  pavarësisht se u dërgua në spital mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Adoleshentët e larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por më në fund u arrestuan.

Mbi ta rëndon aktakuza për vrasje.

/abcnews.al