Pas 25 vitesh karrierë në Shqipëri, artisti Leke Negri është nisur drejt SHBA për të gjetur një tjetër hapësirë për profesionin e tij prej muzikanti.
Në një lidhje direkte për emisionin ABC e Mëngjesit këtë të mërkurë ai ka dhënë detaje në lidhje me jetën e tij profesionale, ku theksoi se vendimin për të shkruar në SHBA e mori pas një pune të gjatë në Shqipëri, dhe për të gjetur një hapësirë më shumë për muzikën që ai bënte.
“Formimi im është klasik dhe baza e çdo muzikanti është klasiku, niset me të dhe më pas nis edhe specializimi i mëtejshëm gjatë masterit por baza ngelet me muzikë klasike. Sot jam muzikant muzikës klasike jam pjesë e xhaz, trombë, dj, etj. 25 vite janë shumë por nuk janë as pak ka qenë një muzikant shumë i famshëm amerikan dhe e pyetën sesi shkoi koncerti dhe ai ju përgjigj se kishte vite që merrej me këtë punë dhe studionte për këtë koncert, secili ka sakrificat e veta dhe do studim të gjatë.
Kur je në Nju York ku edhe një parizien mund të ndihet inferior atëherë e ndjen vetën shumë të mbushur profesionalisht dhe unë e kam gjetur vetveten. Pjesa e Shqipërisë është e rëndësishme për formimin tim, kam punuar në Teatrin e Operas dhe Baletit kamë dhënë mësim në Akademinë e Arteve kamë qenë pjesë e shumë programeve në Shqipëri dhe në fund pash momentin më të mirë për të ikur”, ka thënë ai.
Ai ndër të tjera ka treguar edhe për eksperiencën e tij për t’u bërë pjesë e politikës, por që ngeli thjesht një nismë pa u përfunduar më tej.
“Muzikantët shpesh i përdorin për politikë dhe ka pasur edhe shumë muzikantë të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë drejtim, por në Shqipëri si çdo gjë tjetër ka zhgënjimet e veta dhe prej politikës jemi ku jemi. Ana profesionale e imja mbetet parësore dhe politika mbetet politikë”, ka thënë artisti./abcnews.al