Vuçiç: BE synonte të tregonte fajtorin për dështimin e dialogut, disa vende kërkuan qëndrim të “balancuar”

schedule09:03 - 20 Shtator, 2023

schedule 09:03 - 20 Shtator, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se BE-ja synon të tregojë anën që është më shumë fajtore për mungesën e progresit në dialog, por se disa vende që kanë njohur të ashtuquajturën.

Kosova kërkoi që qëndrimi të ishte i “balancuar”.

“Nëse lexoni me kujdes, qëllimi ishte të tregonte më shumë anën që është me të vërtetë fajtore, por më pas erdhën nga nëntë vende, me sa jam i informuar, që kërkuan të mos identifikoheshin, nuk u identifikua realisht, e panë dy, tre fjali, por ata kërkuan një bilanc”, ka thënë Vuçiç.

Ai po ashtu ka theksuar se Serbia nuk mund të jetë në avantazh, sepse këto janë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!