Situata në Nagorno-Karabakh/ Mijëra njerëz protestojnë në Armeni, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

schedule21:51 - 19 Shtator, 2023

schedule 21:51 - 19 Shtator, 2023

Mijëra njerëz po protestojnë jashtë godinës ku ndodhet selia e qeverisë së Armenisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan.

Protestuesit u përleshën në Jerevan me oficerët e policisë që mbronin selinë e qeverisë armene. Demonstratat filluan pas operacionit ushtarak të nisur nga Azerbajxhani kundër separatistëve armenë në rajonin e Nagorno-Karabakh.

Një gazetar i AFP raportoi se disa nga protestuesit bërtisnin: “Nicole, tradhtar!”, “Nicole, jep dorëheqjen!” dhe “Artsakh! Artsakh!’ (emri që armenët i japin Nagorno-Karabakut). Nga ana e saj, policia në përpjekje për t’u përballur me qindra protestues, mbylli hyrjet e godinës së qeverisë.

“Nëse qeveria nuk i mbron 120,000 bashkatdhetarët e saj në Karabak, atëherë ajo duhet të japë dorëheqjen,” tha një nga protestuesit.