Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për veprimet ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh dhe i bëjnë thirrje Bakut që t’i ndalojë ato menjëherë, tha sot kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken.
“Këto veprime përkeqësojnë një situatë të tmerrshme humanitare në Nagorno-Karabakh dhe minojnë perspektivat për paqe,” tha Departamenti i Shtetit i SHBA në një deklaratë.
“Ne bëjmë thirrje për një fund të menjëhershëm të armiqësive dhe për fillimin e një dialogu midis Baku dhe përfaqësuesve të popullsisë së Nagorno-Karabakh,” shtoi ai, duke e quajtur përdorimin e dhunës “të papranueshme”.