Ministri i Jashtëm kinez: Kina e gatshme të forcojë stabilitetin global së bashku me Rusinë

schedule19:33 - 19 Shtator, 2023

schedule 19:33 - 19 Shtator, 2023

“Kina është e gatshme të bashkojë përpjekjet me Rusinë për të forcuar paqen e përgjithshme dhe stabilitetin global.”

Kështu u shpreh të martën ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, shkruan Tass.

“Ne jemi të gatshëm së bashku me Rusinë, në përputhje me konsensusin e rëndësishëm midis liderëve të dy vendeve, për të rritur efikasitetin e mekanizmit për hir të garantimit të sigurisë shtetërore të Kinës dhe Rusisë dhe të japim një kontribut më të madh në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha ai.

Sipas kryediplomatit kinez, konsultimet ruso-kineze për sigurinë janë “një komponent i rëndësishëm i partneritetit gjithëpërfshirës strategjik midis dy vendeve”, të cilat “dëshmojnë shtrirjen e besimit të ndërsjellë politik dhe një mbulim të gjerë të bashkëpunimit strategjik”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!