Teuta ka marrë një fitore me shumë peshë në “Niko Dovana” të Durrësit përballë Skënderbeut.
Një sfidë e cila nisi që në fillim me raste të shumta nga të dyja skuadrat, por topi ende nuk po shkonte në asnjërën prej dy rrjetave deri në gjysmën e pjesës së parë.
Në minutën e 25’, ishte talenti 16-vjeçar Arifi i cili dërgoi topin në rrjetë.
Ndeshja ishte me shumë raste edhe në pjesën e dytë, por durrsakët arritën të dilnin nga shtëpia me tre pikët ndaj korçarëve.
Kështu, Teuta tashmë ka marrë fitoren e parë në këtë fillim sezoni dhe renditet aktualisht në vendin e tetë me 4 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e katërt me 6 pikë./h.ll/abcnews.al