Britani, rreth 1 mijë policë të pezulluar dhe sanksionuar për shkak të skandaleve ku janë përfshirë

schedule15:15 - 19 Shtator, 2023

schedule 15:15 - 19 Shtator, 2023

Më shumë se 1 mijë oficerë të policisë metropolitane janë sanksionuar pas një sërë skandalesh, duke shkaktuar bujë në Britani. Policët e Londrës janë pezulluar ose ridislokuar brenda një viti, njoftoi sot Scotland Yard, pasi nisi një spastrim masiv të radhëve të saj pas një sërë skandalesh.

“Do të duhet një vit, dy vjet ose më shumë për të çrrënjosur policinë e korruptuar,” paralajmëroi Stuart Cuddy, zëvendës shefi i policisë. Policia Metropolitane, forca policore prej 34,000 trupash në Londër, po përballet me një krizë serioze besimi pas zbulimit të keqbërjeve nga oficerët.

Në shkurt, oficeri i policisë David Carrick u dënua me burgim të përjetshëm për dhjetëra përdhunime dhe sulme seksuale ndaj një duzinë femrash, ndërsa ai ishte oficer policie. Policia humbi nëntë shanse për të kapur këtë përdhunues serial të suksesshëm, i cili vepronte prej 17 vitesh.

Në mars 2021, një 33-vjeçare londineze, Sarah Everard, u përdhunua dhe u vra nga një oficer policie. Me burgim të përjetshëm është dënuar autori i krimit, Wayne Cousins. Policia është kritikuar për injorimin e shenjave shqetësuese për sjelljen e tij.

Megjithatë, përtej këtyre rasteve të theksuara, ka disa akuza për sjellje raciste, homofobike dhe seksiste brenda policisë dhe shumë po bëjnë thirrje për reforma. Në total, vitin e kaluar janë larguar nga puna 201 punonjës policie dhe janë transferuar rreth 860, njofton Policia Metropolitane.

Gjithashtu, 100 oficerë policie u pushuan nga puna për shkelje të rënda në një vit (66% më shumë se vitet e mëparshme), njoftoi Policia Metropolitane, pa detajuar gabimet e bëra.

Dhe 275 janë në pritje të një seance dëgjimore për shkelje serioze, një pjesë e konsiderueshme e të cilave përfshijnë akuza për dhunë ndaj grave (krahasuar me 136 vitin e kaluar).

Përveç kësaj, numri i ankesave nga publiku dhe nga oficerët në lidhje me pretendimet për sjellje të pahijshme u dyfishua gjatë të njëjtës periudhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!