Unai Emeri flet troç: Ozil nuk e meriton të jetë pjesë e Arsenalit!

schedule11:13 - 4 Tetor, 2019

schedule 11:13 - 4 Tetor, 2019

Mesut Ozil po pret merkaton e janarit për të gjetur një skuadër të re. Fantazisti gjerman është jashtë planeve të Unai Emeri dhe aktivizimi këtë sezon ka qenë me pikatore.

Trajneri i Arsenalit është treguar i qartë në prononcimin e dhënë pas fitores së mbrëmjes së kaluar kundër Standard Liezhit me rezultatin 4-0.

“Gjithmonë zgjedh lojtarët më të mirë për të zbritur në fushë. Çdo ndeshje mundohem ta bëj diçka të tillë për të fituar ndeshjen. Ozil? Kur vendos që të mos jetë pjesë e skuadrës, e bëj sepse një tjetër e meriton më shumë se Mesut. Ai është një lojtar i yni për momentin… “, përfundon trajneri spanjoll i “topçinjve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!