Anija me grurë ukrainas niset nga porti i Detit të Zi pavarësisht kërcënimeve ruse

schedule10:34 - 19 Shtator, 2023

schedule 10:34 - 19 Shtator, 2023

Një anije mallrash që hyri në portin Chornomorsk të Detit të Zi të Ukrainës javën e kaluar u largua me 3,000 tonë metrikë grurë, njoftoi zëvendëskryeministri Oleksandr Kubrakov.

“Anija RESILIENT AFRICA, e cila transporton 3,000 ton grurë, është larguar nga porti i Chornomorsk dhe po shkon drejt Bosforit,” tha Kubrakov në Facebook.

“Kjo është e para nga dy anijet që hynë në Chornomorsk javën e kaluar përmes një kalimi të përkohshëm për anijet civile të krijuar nga marina ukrainase,” shtoi ai.

Lëvizja e Ukrainës është në thelb testi i pare, me rrezik të lartë nëse ajo do të ketë sukses në zhbllokimin e porteve të saj për eksportin e grurit, pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit, duke testuar njëkohësisht reflekset e Moskës ndaj një ngjarje të tillë.

Kujtojmë se në korrik, pra një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së grurit, Moska u tërhoq prej saj.

Marrëveshja rezultoi në krijimin e korridoreve të sigurta për eksportin e dhjetëra miliona tonë drithërave dhe plehrave të Ukrainës përmes Detit të Zi, pavarësisht bllokadës detare të vendosur nga marina ruse pas pushtimit ushtarak rus në territorin ukrainas që filloi në shkurt 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!