Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur sportistët elitarë të Tiranës, në parapërgatitjet e tyre për në Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris. Më pas, ai do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.
Ai do të zhvillojë takime edhe me drejtues e përfaqësues të qyteteve, që kanë përjetuar rritje të ndjeshme dhe zhvillim në dekadën e fundit. Diskutimet në Samit do të përqendrohen në sfidat dhe mundësitë që lidhen me menaxhimin e rritjes urbane, përfshirë reagimin ndaj krizave dhe inovacionin në infrastrukturë./abcnews.al