Të rinjtë nuk dëshirojnë të bëhen mësues!
Qeveria i ka shpallur prioritet kombëtar programet e mësuesisë por bursa që ofrohet në vlerë sa paga minimale nuk i ka bindur studentët të zgjedhin këto degë, dikur shume te lakmuara.
Në Universitetin e Gjirokastrës regjistrimet gjatë raundit të parë kanë qënë të ulëta.
Pavarësisht interesit të pakët zëvendës rektori thotë se programet e mësuesisë nuk do të mbyllen.
Zhvillimi i turizmit dhe nevojat e mëdha që ka ky sektor për punonjës po i orienton të rinjtë drejt programeve të hoteleri turizmit.
Në universitetin eqerem cabej risi këtë vit janë programet duale në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë në Itali.
Raundi i dytë i regjistrimeve në universitete do të nis në 22 shtator dhe do të zgjasë deri në datën 1 tetor./abcnews.al