Koreja e Jugut do të shpenzojë 218 milionë dollarë në prodhimin e raketave

schedule15:46 - 18 Shtator, 2023

schedule 15:46 - 18 Shtator, 2023

Koreja e Jugut ka marrë vendim që të investojë 218 milionë dollarë për të zhvilluar një version më të avancuar të raketave që vendosin në objektiv armiqtë e fshehur në bunkerët nëntokësorë.

Sipas Yonhap, Agjencia e Programit të Furnizimit të Mbrojtjes së Koresë së Jugut (DAPA) njoftoi një investim të ri prej 218 milionë dollarësh.

Në deklaratë theksohet se investimi në fjalë do të përdoret për zhvillimin e versionit të dytë të “Raketës Taktike Koreane” e cila është zhvilluar nga vetë Koreja e Jugut dhe të cilat njihen si “raketa që vendosin në objektiv bunkerët nëntokësorë”.

Një zyrtar i DAPA në një deklaratë për mediat e Koresë së Jugut, ka bërë të ditur se këto raketa do të vendosin në objektiv armët që Koreja e Veriut ka fshehur në nëntokë.

Gjithashtu është ndarë informacioni se projekti në fjalë do të vazhdojë deri në fund të vitit 2027.