Akulli që rrethon Antarktidën është në nivelet më të ulëta të para ndonjëherë. Të dhënat satelitore tregojnë se, aktualisht, shtresa e akullit që rrethon kontinentin më jugor të planetit është nën çdo nivel të dimrit të regjistruar më parë.
Një kambanë alarmi kjo për një rajon që dikur dukej rezistent ndaj ngrohjes globale.
“Është aq larg çdo gjëje që kemi parë, të lë pa fjalë,” thotë Walter Meier, i cili monitoron akullin e detit me Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Borës dhe Akullit.
Një Antarktidë, ky ndryshim i nivelit të akullit mund të ketë pasoja të mëdha, paralajmërojnë ekspertët.
Hapësira e madhe e akullit të Antarktidës rregullon temperaturën e planetit, pasi sipërfaqja e bardhë reflekton energjinë e Diellit në atmosferë dhe gjithashtu ftoh ujin poshtë dhe afër tij.
Pa e ftohur planetin akulli i saj, Antarktida mund të shndërrohet nga frigoriferi i Tokës në një radiator, thonë ekspertët.
Akulli që noton në sipërfaqen e Oqeanit Antarktik tani ka më pak se 17 milionë km katrorë – që është 1.5 milionë km katror akull deti më pak se mesatarja e shtatorit dhe shumë nën nivelet më të ulëta rekorde të dimrit.
Dr. Meier nuk është optimist se akulli i detit do të rikuperohet në një shkallë të konsiderueshme.
Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të identifikojnë të gjithë faktorët që çuan në uljen e nivelit të akullit të detit këtë vit, por studimi i tendencave në Antarktidë ka qenë historikisht sfidues.
Në një vit kur disa rekorde globale të nxehtësisë dhe temperaturës së oqeanit janë thyer, disa shkencëtarë këmbëngulin se ulja e nivelit të akullit në det është fenomeni që duhet t’i kushtohet vëmendje me urgjencë.