Immobile, Malen dhe Fernandes! Europa League i ka gjetur “goleadorët”

schedule23:46 - 3 Tetor, 2019

schedule 23:46 - 3 Tetor, 2019

Sot u mbyll dhe java e dytë e UEFA Europa League, ku numri i golave ishte shumë i lartë. Megjithatë, tre lojtarë vazhduan të impresionojnë.

Bruno Fernandes, mesfushori i Sporting Lisbonës, e “dashuron” këtë kompeticion, dhe këtë gjë e tregojnë dhe statistikat e tij. Në 10 ndeshjet e fundit, kapiteni i Sportingut ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 4 herë.

Një tjetër lojtar që po shkëlqen në Europa League, është Donyell Malen. Talenti holandez ka shënuar 14 gola në 17 ndeshjet e fundit, një sezon i shkëlqyer për të. Është vetëm 18-vjeç, por Malen duket futbollisti kryesor i PSV.

Statistika të mira ka dhe bomberi italian i Lazios, Ciro Immobile. Një gjahtar goli, sulmuesi shënoi sërish për Lazion sot, duke i dhënë fitoren italianëve përballë Rennes. 9 gola në 14 ndeshje në Europa League: Bomber i vërtetë./abcnews.al