Komisioni i Disiplinës merr vendimet, pezullohet zyrtari i skuadrës së elitës, gjobiten edhe dy klube të Superiores

schedule21:56 - 16 Shtator, 2023

schedule 21:56 - 16 Shtator, 2023

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF, pasi shqyrtoi të gjitha rastet dhe episodet e futbollit shqiptar në ndeshjet e mesjavës, ka marrë disa vendime.Zyrtari i Kukësit, Naim Halili është pezulluar me dy ndeshje, për shkak të protestave.

Gjithashtu, Tirana është gjobitur me masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për shkak të sjelljeve të gabuara të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Të njëjtin fat pati edhe Vllaznia, që po për të njëjtën arsye, gjobitet  me masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Nuk munguan ndëshkimet edhe për ndeshjen Elbasani-Vora, takim ky i vlefshëm për Kategorinë e Parë. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” ishte mjaft e luftuar dhe pati tension, për vetë faktin se të dy ekipet synojnë që të renditen në vendet e para në fundin e sezonit.

S’mund të lihet pa përmendur fakti se janë pranuar kërkesa të zyrtarëve të ndryshëm, ndërsa erdhi përgjigje negative për atë të zyrtarit të KF Lushnjës, Marius Sula, pasi është gjykuar si e pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive!

Vendimet:

Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FK Kukësi, Oltion Kërnaja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Elbasani, Armando Rami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

KF Vora, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Bylis, Kostantinos Michailidis, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KS Korabi, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KS Besa, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Arbi Laçi. Klubi i Futbollit Dinamo, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 06.03.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Ronald Disha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Dorian Bubeqi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana, Arzen Voci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!