Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta kanë rikthyer importin e energjisë elektrike.
Korporata Elektroenergjitike ka publikuar proçedurën e fundit për blerjen e energjisë elektrike për periudhën 18-24 shtator për të ruajtur rezervën në kaskadën e Drinit.
Në total janë blerë 42 mijë megavatorë të cilët kanë kapur një vlerë prej 4.1 milionë euro.
Në tregjet ndërkombëtare cmimet e energjisë elektrike janë stabilizuar gjatë kësaj kohe dhe Kesh ka mundur ta sigurojë energjine me vlerë mbi 98 euro për megavator.
Korporata elektroenergjitike ka zhvilluar shumë pak procedura për blerjen e energjisë elektrike gjatë kësaj vere si pasojë e mirmenaxhimit të ujit në kaskadë.
Sektori energjitik në Shqipëri ka pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti.Enti Rregullator i energjise raporton se niveli i ujit në kaskadën e Drinit është më i larti i regjistruar në vitet e fundit në pjesën e parë të vitit.
Në qershor në Fierzë rezerva ujore u raportua 296.3 metra dhe rezultonte 7 metra më shumë se mesatarja historike, si dhe duke tejkaluar edhe maksimalen që është shënuar për këtë muaj, në vitet e fundit.