Në “Emirates”, po luhet sfida mes Arsenalit dhe St. Liege, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Europa League. Edhe pse Unai Emery ka aktivizuar një skuadër shumë të re në moshë, ekipi i tij shënoi tre herë brenda 20 minutave të para.
Gabriel Martinelli shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 14-të. Kierian Tierney kroson nga krahu i majtë dhe sulmuesi i talentuar brazilian shënon një gol shumë të bukur me kokë.
Dy minuta më vonë, 18-vjeçari i talentuar do të shënonte sërish. Pasi driblon mbrojtësin kundërshtar brenda zonës, Martinelli gjuan me të djathtën, duke gjetur cepin e largët të portës.
Në minutën e 21-të, Arsenali do të shënonte sërish, me anë të Willock. Mesfushori është disi me fat brenda zonës, pasi topi i del në mënyrë të pavullnetshme. Megjithatë, goditja e tij nuk i jep asnjë shans portierit të St. Liege./abcnews.al
UEFA Europa League
Arsenal – St. Liege 3-0
Martinelli 14′ 16′, Willock 21′