Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj, të cilët mund të nisin procedurat për kreditë e lehtësuara.
Sipas Ramës, në e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.
Në postimin e tij kreu i qeverisë ka postuar videon që tregon me detaje hapat që duhet të ndjekin secili për të bërë këtë aplikim.
“LAJM I MIRË
?NIS PROGRAMI I KREDIVE TË LEHTËSUARA PËR MJEKËT, POLICËT DHE USHTARAKËT E RINJ??⚕️?♀️??✈️
e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive?
?Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri?
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
#RevolucioniDigjital?️?
#VetëmPërpara➡️??./abcnews.al