Një 28 vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.” Mësohet se ndalimi i tij u bë i mundur në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbinit, pasi policia sinjalizoi automjetin me të cilin udhëtonte që të ndalonte.
Pasi ka konstatuar shërbimet e policisë, i riu ka hedhur nga dritarja e mjetit një pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Nga të dhënat, rezultoi se 28 vjeçari ishte dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Sakaq, 4 pasagjerët në makinë u proceduan për moskallëzim krimi.