BBC identifikon rreth 32,000 ushtarë rusë të vrarë në luftën kundër Ukrainës

schedule18:25 - 15 Shtator, 2023

schedule 18:25 - 15 Shtator, 2023

Sipas regjistrimit të fundit të gazetarëve të shërbimit rus të BBC-së dhe uebsajtit të gazetarisë investigative Mediazona (e cila është etiketuar si “agjent i huaj” nga autoritetet ruse), në luftën në Ukrainë janë vrarë deri më tani 32.164 ushtarë rusë.

Emrat e 32.164 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë u identifikuan, bazuar në burime të hapura, nga media në fjalë, në bashkëpunim me një grup vullnetarësh.

Të paktën 1,910 rusë vlerësohet të jenë vrarë gjatë kundërsulmit të Ukrainës.

Të paktën 6,000 nga rusët e vdekur u mbajtën në burgje përpara se të rekrutoheshin. BBC ka regjistruar emrat e 6073 të burgosurve të dënuar, shumica e të cilëve kanë luftuar në radhët e grupit mercenar Wagner, ndërsa shumë kanë luftuar edhe në grupet e quajtura Stuhia të rekrutuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Rekrutët janë në vendin e dytë për nga numri i viktimave. Janë identifikuar 3613 vdekje ushtarake.

Trupa e oficerëve vazhdon të pësojë humbje të konsiderueshme pasi janë vrarë 2440 komandantë.