Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk deklaroi të enjten se Bashkimi Europian mbështet tërësisht qëndrimin e Irlandës në lidhje me largimin e Britanisë nga blloku.
Tusk tha se Brukseli mbetet i hapur për më shumë bisedime me Londrën, por shtoi se nuk ka mbetur i bindur nga propozimet e fundit të Boris Xhonson.
“Sot pata dy telefonata, një me Dublinin dhe një me Londrën. Mesazhi im për kryeministrin irlandez ishte se e mbështesim plotësisht. Ndërsa ai për kryeministrin Xhonson se, jemi të hapur për bisedime, por skeptikë për propozimet”, shkroi Tusk në profilin e tij në rrjetin social Twitter./ABC News Albania 24/7