Gareth Bale dhe Real Madridi janë në një lidhje të tensionuar. Ylli uellsian dhe trajneri Zidane nuk kanë raporte të mira me njëri-tjetrin, madje tekniku francez nuk e grumbulloi as në ndeshjen e Champions League përballë Club Brugge.
Edhe pse nuk ishte i grumbulluar, Bale u urdhërua që të ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen. Megjithatë, sulmuesi ka bërë me kokën e tij. Siç raportoi televizioni spanjoll, Deportes Cuatro, Bale është paraqitur katër minuta pasi ka filluar ndeshja në Santiago Bernabeu.
Ky veprim mendohet të ketë pasur shenja ironie nga Bale, i cili e ka të përsëritur këtë gjë. Në takimin kundër Real Sociedad në janar, 30-vjeçari u largua në minutën e 78-të nga pankina, pasi ishte i nevrikosur me mosaktivizimin e tij nga trajneri Zidane./abcnews.al